Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ekzaminimet gjatë shtatzanisë

Pershendetje! Une jam ne javen e 10 te shtatzanise dhe do doja te dija per te gjitha ekzaminimet qe me duhet te ndjek ne vazhdim .Deri tani kam bere analiza gjaku ,urine dhe hepatiti .Cfare ekzaminimesh te tjera duhen bere qe jane te rendesishme?Ju faleminderit shume.

Ela Cilo (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ela

Janë një seri analizash dhe ekzaminimesh që duhet të bëjë shtatzëna, pas javës së 12-të të shtatzënisë. Këto analiza dhe ekzaminime bëhen në periudha të caktuara dhe gjithnjë nën këshillat e mjekut që ndjek shtatzënisë. Në javën e 13-të të shtatzënisë, fillohet me analizën e gjakut komplet si dhe vlerësimin e grupit të gjakut dhe faktorit rhezus. Mjaft e rëndësishme është edhe analiza e urinës si dhe kontrollet periodike me ekografi.

Në javën e 12 të shtatzënisë, bëhet një kontrollë shumë e rëndësishme ultrazëri, ku mjeku juaj kontrollon se sa e madhe është rrudhja në qafën e frytit, nëse është e pranishme kocka e hundës dhe në mes tjerash bëhet vlerësimi i përqindjes së rrezikshmërisë nga Sindromi Daun. Pas kësaj kontrolle, më së miri në mes javës së 13 dhe 13,5 të shtatzënisë, duhet bërë Dabëll testi nga gjaku i shtatzënës.

Pas javës së 15 të shtatzënisë, mjeku juaj do të vlerësojë nëse duhet të bëni edhe Tripëll testin. Poashtu, ky test mund të bëhet edhe nëse shtatzëna më parë ka kryer Dabëll testin.

Në javët e mëvonshme bëhen edhe analiza të tjera të cilat mund të jenë të rutinës apo të detyruara nga ecuria e shtatzënisë. Pra, disa analiza bëhen edhe kur vlerësohet se diçka nuk po shkon mirë gjatë shtatzënisë, gjithnjë me rekomandomin e mjekut që i ke besuar ecurinë e saj.

Mos mendo se është e nevojshme të bësh të gjitha analizat që ofron shkenca mjeksore, sepse për disa analiza mundet të mos kesh nevojë ti bësh. Prandaj, kontakto gjithnjë dhe për çdo problem mjekun që të ndjek shtatzëninë dhe është ai i cili do të drejtojë hap pas hapi.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti