Menstruacionet e bardha gjatë shtatzënisë
Tina
(15 vite më parë)
Përshëndetje Tina.
Pa tjetër duhet të bësh analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale, për të diagnostikuar praninë e ndonjë infeksioni të mundshëm. Po ritheksoj se infeksionet në shtatzëni, duhet me pa tjetër të mjekohen.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe. Kam nje pyetje per ty, jam gati ne muajin e trete te shtatzenise dhe kam shume menstruacione te bardha, asnjehere s`kam pas kaq shume si tash. Kam bere kontrolle dhe mjeku me ka thene qe mos ti le te grumbullohen dhe asgje tjeter. Çka me thoni ju te bej?