Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Madhësia e gjoksit gjatë gjidhënies

Pershendetje. Une e kam djalin 3 muajsh, eshte femija im i pare dhe e ushqej vetem me gji. Gjate kesaj kohe kam pasur problem me gjirin e djathte. Thumbat e gjirit me jane çare ne fillim sidomos ana e djathte,tani i kam mir, mirpo gjiri i djathte tani me ka ngelur me i vogel se i majti, ne madhesi nuk jane njesoj.I majti eshte normal kur fryhet nga qumeshti kurse i djathti edhe pse fryhet nga qumeshti prap eshte me i vogel dhe me duket sikur ka me pak qumesht. Ju lutem me thoni a eshte normale kjo? mos duhet ti jap gji djalit vetem me te djathtin tani ? Jam shume ne merak se mos do me ngelen keshtu gjithmone dhe duket shume keq. Faleminderit.

Ana Ana (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ana

Është fiziologjike, që njëri gji në zhvillimin e tij të jetë pak më i madh se tjetri. Kjo reflektohet edhe në periudhën e gjidhënies. Djalit jepi rregullisht qumësht me të dy gjitë. Pas periudhës së gjidhënies, gjitë do të rikthehen në formën e mëparshme.

Gjithë të mirat.

/komuniteti