Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lëvizjet e bebit

Jam ne javen e 17-te dhe po kam shume levizje,qe nje jave ja kan nis nga pak si rrotullime,e tash si goditje,ju keni pershkruar qe ndodhin nga java 20-22 per shtatzani te pare,e un shume kohe me pare po i ndjej.Mendoja qe per gjini ndryshon ama dhe nje shoqe e imja eshte 3 jave para meje de spo i ndjen levizjet,a ndikon mosha apo konstrukti trupor i femres,te dyjave na kan then vajze!Spo di ,te lutem me ndihmo me ndjonje info? P.s.eko spo kam deshire me be se me ka ra shpesh,4 i kam ber deri tash,kam pas pak probleme me gjakderdhje.

Ami <3 (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ami

Lëvizjet e para fetale tek nënat me fëmijën e parë, ndodhin afërsisht nga java e 22-të e më sipër. Por tek disa nëna, lëvizjet fetale ndodhin edhe më parë apo edhe më pas se kjo periudhë e mesatarizuar prej 22 javësh. Janë shumë faktor që ndikojnë në këtë gjendje, por pak ka mundësi që të jetë edhe faktori i gjinisë së fëmijës.

E rëndësishme është që ecuria e shtatzënisë të jetë normale dhe bebi të jetë me shëndet dhe zhvillim të plotë. Gjakrrjedhja që përshkruan nuk është aspak normale, për këtë duhet të kontaktosh sa më shpejt mjekun. Si këshillë paraprake; mos qëndro gjatë në këmbë, mos baj punë të rënda dhe të ngresh pesha të rënda, qëndro sa më shumë shtrirë. nëse është e nevojshme mjeku do të përshkruaj edhe medikamente mjeksore.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti