Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lëvizjet e tepërta të bebes në eko

Përshëndetje te perzemerta Dr.Mimoza Jam ne javen e 10 dhe gjatë kontrollit me ultrazë mjeku verejti se bebi ka lëvizje të tepërta,këtë gje e vërejta edhe une ne Eko,ku bebi i jipte duarve dhe me këmbë shqelmonte, unë u ndjeva mirë kur e shikova por mjeku më tha se ndoshta bebi ka ndonjë shqetësim,si terapi me dha depo Pogresteron 250 cdo të 4 ditë,aspirin 100 mg x 1, dhe Uttogestan 100 m x 1. Vlenë të përmendët se në diten e parë të javës 9 pata gjakderdhje ngjyrë kafe ku perdora për 5 ditë rresht Ampulla Progresteron 50 mg. Jam shume e shqetesuar per bebin,ju lutem më tregoni se sa janë normale lëvizjet e këtilla? çfarë shqtësimi mund të ketë bebi? dhe sa i përgjigjet kjo terapi gjendjes sime? Ju faleminderoj nga zemra për ndihmën e dhënë Me respekt,

Njomza Njomza (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Njomza

Është kjo periudhë e shtatzënisë, ku me të vërtetë mund të ndodhë ashtu si e përshkruan. Nëse lëvizjet e bebit janë të tepërta, ashtu siç të ka thënë mjeku, ndiq këshillat e tij për trajtim.

Nëse gjakrrjedhja ka kaluar, mund të përdorësh vetëm uerogestan 2 herë 2 tableta në ditë, aspirinën dhe një spazmolitk për të mbajtur mitrën të qetë nga kontraksionet e mundëshme.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti