Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Java e 35

Pershendetje neser hy ne javen e 35 po qe nje jav po kam pak problem me frymarrje nuk muj mu ngop mir me frymarrje edhe kur te ushqena pak me honger me duket qe kam hanger shum me fryhet barku mendoj qe po don mem pals a jan normale kto shenja ne ket jave?

Linda Linda (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Linda

Vështërsia në frymëmarrje aq sa të bëhet shqetësuese, nuk është normale gjatë shtatzënisë. Rëndesa për shkak të shtimit të peshës trupore si dhe progesteronit, sjell frymëmarrje të rënduar të moderuar në çdo periudhë të ditës.

Mundohu të gjesh dhe të korrigjosh një shkak i cili nuk lidhet me shtatzëninë. Nëse nuk e gjen dhe frymëmarrja vazhdon të jetë shqetësuese, një konsultë e mjekut obstetër-gjinekolog me mjekun pneumolog mund të jetë e vlerësuar.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti