Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Në cilën javë mund të dihet gjinia e binjakëve?

Jam ne javen e 13 te shtatzenise, kam binjake por deshiroj te dije kur mund te mesoj per gjinine?

Doba (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Doba.

Vlerësimi i gjinisë tek shtatzënitë gemelare, mund të bëhet edhe pas javëve 20-22 të shtatzënisë. Gjithmonë kjo varet edhe nga pozicionet që marrin bebet. Unë uroj që bebet të kenë gjininë që dëshiron, por kjo nuk më duket e mjaftueshme për ty dhe familjen tënde.

Doba, të rekomandoj që vëmëndjen ta përqëndrosh te zhvillimi dhe ecuria normale i bebeve, për të arritur në lindje të sukseshme dhe të shëndetshme të binjakëve.

Shumë këshilla të rëndësishme për shtatzënitë gemelare jepen tek linku:

http://www.bebaime.com/shtatzania-me-binjake/shtatezania-me-binjake

Lexoji me kujdes këshillat e rekomanduara, e në veçanti problemet e shtatzënisë si dhe rregjimin e ushqyerjes së nënës.

Uroj që shtatzënia të shkoj sa më mirë.

/komuniteti