Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kam dhimbje barku

Pershendetje Doktoreshë, jam ne muajin e dyte te shtatezanise por kam dhimbje barku gati qdo nate ndonjeher edhe dhimbje si te cilkit monstrual,a osht ndonje problem me femiun apo tek une eshte problemi?

Dorina Luzha (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dorina

Dhimbjet e barkut në shtatzëni, nëqoftëse nuk shoqërohen me gjakrrjedhje, nuk duhet të jenë problematike. Megjithatë për të përjashtuar çdo dyshim, drejtohu tek gjinekologu që të ndjek shtatzëninë për të bërë ekzaminim ekografik. Nëqoftëse ekzaminimet rezultojnë normal, atëherë nuk ka asgjë për tu shqetësuar. 

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti