Himenorafia dhe cerklazhi
Xhulio
(15 vite më parë)
Përshëndetje.
Qepja që edhe mund të realizohet për të ashtëquajturin virgjëri artificiale, nuk bëhet në mitër por në himen/cipën e “virgjërisë”. Himenorafia nuk është mënyrë e qëndrueshme.
Qepja e qafës së mitrës, në gjuhën mjeksore quhet cerklazh. Realizohet rreth javës së 13-14 të shtatzënisë, për ato gra që qafa e mitrës e të cilave ka pamundësi natyrore (e shkurtër dhe e hapur, quhet benca cerviko istmike) për të çuar deri në fund shtatzëninë.
Gjithë të mirat.
E nderuar doktoreshe, a mund te me shpjegoni qepjen e mitres per te dyja rastet: qepja qe behet per te imituar nje virgjeri artificiale dhe qepja qe behet per arsye te mbetjes shtatzene. Dua nje shpjegim se me duhet nje informacion i tille.