javë pas jave
Përshëndetje Afërdita
Më vjen keq përsa të ka ndodhur me shtatzëninë tënde të parë. Rekomandimet e mjekut duhet ti ndjekësh me rigorozitet, pasi ato janë të vlefshme për shtatzëninë e rradhës.
Aborti mund të ndodhë për shkaqe të panjohura ose të njohura. Mjafton një prej tyre, që shtatzënia e filluar të ndërpritet në mes. Për të ndaluar mundësinë e përsëritjes, besoj se mjeku pas katër muajsh, do të kërkoj të bësh një seri ekzaminimesh dhe analizash që kanë të bëjnë me fetusin e abortuar, me gruan dhe me bashkëshortin.
Ekzaminimet më të rekomanduara janë analizat, që përjashtojnë patologjitë sistemike të nënës si shkak për abort, analizat që përjashtojnë defektet gjenetike, analizat që përjashtojnë shkaqet endokrine, analizat që përjashtojnë shkaqet infeksioze, HSG-ja si dhe analizat që përjashtojnë infeksionet vaginale.
Të uroj që të mos kesh asnjë nga këto probleme dhe shtatzënia e rradhës të jetë e sukseshme.


Mirdita doktoresh disa here ju kam shkruajper problemet e mija por skam mar pergjigje, para 3 viteve kam qene e semure me tromboz ne kemben e majt shkaku nuk dihet dhe 2 vite kam mar kurimin e duhur mirepo ende bej kontrolla te zakonshme pasi kam pasur enjte, para 3 muaj e gjysme isha shtatezan ne ven e 8 e 3 dite mirepo kur shkova te mjeku me tha qe zemra e bebit eshte ndalur dhe mu desh ta abortoj me vakum dmth pata pata nje missed abort, isha shum e shqetesuar se ishte shtatezenia e pare, pas nje jave bere nje eko vaginale dhe mjeku tha se cdo gje asht mire dhe nuk me bene analiza tjera me tha 6 muaj nuk duhet te tentoj per shtatzenin e radhes dhe se analizat e nevojshme duhet ti bej pas 4 muajve dmth 2 muaj para tentimit per shtatzenin e dyte. Desha te ma sqaroni juve se mjeku ame ka keshilluar mir athuaj vertet nuk duhet te bej asnje analize deri ateher dhe te me tregoni cfar analizash duhet te bej kur dihet sa jam edhe me tromboz ? A thua troboza ka qene shakak i ketij aborti si pas jush ? ju lutem me ndihmoni. Desha tju sqaroj se nje muaj para shtatzenis kam mar acid folik 0.4 mg me rekomandim te mjekut dhe gjat shtatzenis ne javen 7 dhe 8 kam mar clexan cdo dit , terapi tjeter nuk kam mar asgje as minerale as vitamina si pas mendimit tuaj a eshte dashur te mar terapi shtese?