Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje gjatë marrëdhënieve

Mirdita doktor, ndodh qe disa here gjat marrdhenjeve me sakt gjat penetrimeve direkte te kem dhembje mbrenda nefund te barkut nuk e percaktoj dot me saktesi vendin ne vagin ose me thelle por vetem ne ato momente kam dhimbje , para 3 muaj e gjymse kisha missed abort ne javen 8 e 4 dite andaj jam e shqetesume nga cka mund te jete ? Cfare me rekomandoni qe te beje ?

Dita Aliu (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Dita

Dhëmbja gjatë raporteve seksuale, vjen si shkak i një infeksioni të mundshëm të pa trajtuar siç duhet, duke kapur pjesët e sipërme të traktit riprodhues femëror.

Megjithëse mungojnë shenjat të tjera, analiza dhe kultura e sekrecioneve vaginale dhe testi i klamidias, ureaplazmës dhe mykoplazmës ndihmojnë për diagnostikimin e infeksionit dhe trajtimin e tyre nëse ekzistojnë.

Gjithë të mirat.

Nadja (14 vite më parë)
Pershendetje doktor! Para 1 jave shkoj tek gjinekologu ,ne baze te ekos vaginale u vu re nje cist jasht vezoreve me permas 5 cm.Mu tha se nuk duhet te mar medikamente por pas 3 muajsh te shkoj perseri.Kam pasur dhimbje te lehta ne fund te barkut,si dhe para 1 muaji pata nje emoragji te lehte per 1 jave. Ju lutem nje keshille Ju faleminderit!

/komuniteti