Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Crregullimi i menstruacioneve a ndikon në mos-mbetjen shtatzënë?

Mirdita Dr. Mimoza, Dua te te pyes nje gje qe e shqeteson Motren time: Ajo ka rreth 4 vite e gjys qe eshte martuar dhe tani e 3 vite ka çrregullim te menstruacioneve, nganjehere i vijne 3-4 dite para kohe, nganjehere i vonohen nga 3-4 ndodh deri ne 1 jav, A mund t'me thuash se çfare mund te perdor ajo per te evituar kete problem, edhe a ndikon kjo ne mos-mbetjen shtatzen, ajo deshiron te mbetet shtatzen por nuk mudnet a mos eshte ky problemi qe s'mundet me mbet??! Ajo thot qe asnjehere nuk ka perdor asgje per mbrojtjen nga shtatzenia e as per kunder dhimbjeve t'menstruacioneve.. Pres nje pergjigje, dhe ju Falenderoj shume per gjithqka qe beni per ne!! Respekte per staffin tuaj ;) Gjithe te mirat!!

Roland Dior (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Linda

Çrregullimi i ciklit menstrual, është faktor themelor për fillimin e shtatzënisë. Nivelet hormonale janë thelbësore në rregullshmërinë e menstruacioneve, dhe për shtatzëni. Le te kontakton motra jote një mjek obstetër-gjinekolog, i cili do ti rekomandoj analizat e nevojshme si dhe do të vlerësoj qafën e mitrës me vizitë gjinekologjike.

Përpara se të tenton për shtatzëni, mirë do jetë të bën këshillim parakoncepsional. Për të mësuar mbi të, i rekomandoj të lexoje artikullin e linkut të poshtë shënuar.

http://www.bebaime.com/konceptimi/keshillimi-para-mbetjes-shtatezene

Gjithë të mirat.

/komuniteti