Sekrecion kafe
Bona Shehu
(14 vite më parë)
Përshëndetje Bona
Nuk mendoj që sekrecionet kafe kanë lidhje me infeksionin që ke kaluar. Të rekomandoj të bësh një vizitë gjinekologjike dhe ekografi, për të vlerësuar gjëndjen e vezoreve dhe të kavitetit uterin. Duke u bazuar në rezultatet e këtyre ekzaminimeve dhe të disa analizave të tjera specifike, mjeku do të japë rekomandimet e nevojshme dhe trajtimin e duhur.
Gjithë të mirat.
Para 4 muajve isha me mycoplazem dhe ureaplazem, jam mjekuar si une dhe burri im me antibiotike, kemi perseritur serish analizat dhe rezultoi qe ishim sheruar. Tani problemi qendron se une kam sekrecione kafe 2 jave para menstruacioneve.Cfare te bej? Faleminderit.