Rreth javës së shtatzënisë dhe rrjedhjes së gjinjëve
Leta
(15 vite më parë)
Përshëndetje Leta.
Nëse data 14.12.2010, është dita e parë e gjakrrjedhjes së ciklit të fundit të menstruacioneve, shtatzënia është në javën e 25-të plus 2 ditë.
Gjatë shtatzënisë, në gjëndrat e gjirit ndodhin ndryshime që i përgatisin ato për prodhimin e qumështit. Rrjedhjet eventuale, quhen kulloshtër. Ajo përfaqëson një lëng me reaksion bazik që përmban proteinë, qeliza epiteliale dhe leukocite të mbushura me pika lipoide. Kjo rrjedhje njihet si rrjedhje normale dhe nuk ka arsye t’u shqetësuar.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Miredita doktoreshe, deshta te di saktesisht se sa javeshe eshte shtatzenia ime, dita e pare e menstruacioneve ka qene 14.12.2010, gjithashtu edhe gjinjte me rrjedhin shume nje leng, a eshte normale kjo apo çfare me rekomandoni? Pres pergjigjje nga ju, flm shume.