Aborti spontan
Tringa
(15 vite më parë)
Përshëndetje Tringa.
Infertiliteti, njihet si pasojë e vonshme e abortit. Mundësia që kjo të ngjasë, është e vogël. Normalisht duhet evidentuar shkaku përse ndodhi aborti i parë, me qëllim eliminim e përsëritjes. Nuk ka vend për depresion, për faktin se ke kryer një abort.
Pas 6-të muaj duhet të rikërkosh fillimin e një shtatzënie të re, por më parë kryej këshillim prekoncepsional.
Me ardhjen e menstruacioneve, mund të fillosh edhe fitnesin.
Të uroj jetë normale.
E dashura doktoresh, jam nje vajze e re 20 vjecare dhe dje pata abort spontan 6 jave shtatzanie, me ka pastruar mjekja, tash mbas nje jave kam perseri kontrolle...kam rene ne depresion, a ka mundesi te egzistoj rreziku mos te mbetem me shtatzane, dhe a mundem te filloj ushtrimet ne fitnes, faleminderit per keshillat.