Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mpirja e duarve

Pershendetje jam ne javen e 29 te shtatzanise dhe me mpihen duart shume gjate nates, as gjumin nuk mund ta bej si duhet cdo 15 minuta me duhet me u ul per me me kalu dhe pasi qe me kalon kam dhembje shume te duarve, a mund te di pse dhe cfare mund te bej?

Elsa Peci (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Elza

Gjatë shtatzënisë, nervat nuk funksionojnë mirë tek duart pasi ato shtypen tek shpatullat rreth zonës së qafës ku kalojnë. Ndjenja e dhembjes, shkaktohet nga shtypja e një nervi nga fryrja e indeve në kyçin e dorës. Kjo ndjesi, shfaqet afër fundit të shtatzënisë dhe pas lindjes, zhduket.

Të këshilloj, që për periudhën deri në lindje të kufizosh kripën. Për duart mund të bësh disa ushtrime të lehta për çmpirje, ndërsa kur shtrihesh, vendosi duar mbi kokë dhe jo poshtë kokës apo jastëkut.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti