Të vjellat e pandalura
Pranvera Berisha
(14 vite më parë)
Përshëndetje Pranvera
Ndonjëherë të vjellat zgjasin gjatë tërë shtatzënisë. Megjithatë rregjimi ushqimor duhet të konsumohet sipas një metodike të përgjithshme dhe të përafërt për të gjitha shtatzënat.
Vetëm ndiq udhëzimet e mjekut tënd gjinekolog në lidhje me konsumin e vitaminave dhe magnezit.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Jam ne javen e 20 dhe kam problem prej fillimit me te vjellunat asnjehere nuk kane pushuar, cdo mengjes qka gje qe e konsumoj e vjelli. Ne fillim te shtatzanise gjinekologu me ka rekomandu infuzion 1 jave, mirepo ajo vetem mi ndali te vjellunat e terperta mirepo nuk u largu plotesisht. Cdo here po bisedoj me gjinekologun tim mirepo asgje spo me rekomandon per kete problem vetem vitamina, magnezium qe me ka dhene me perdore. Beba mire eshte ne zhvillim vetem qe une jam e lodhun prej ketij problemi. Pres pergjigjen e juaj.