javë pas jave
Përshëndetje Hatigje,
Gratë shpeshherë kanë vezoret policistike. Kjo do të thotë se vezoret prodhojnë më shumë folikula se ç’prodhojnë normalisht gjatë një muaji. Zakonisht gjatë një cikli menstrual fillojnë të piqen rreth 5 folikula dhe së paku një folikul i cili ka qelizën vezë ovulon (domethënë e liron qelizën vezë). Por, një vezore policistike fillon të maturojë së paku dyfish më tepër folikula se normalisht. Shumica e këtyre folikulave rriten, por nuk e lirojnë qelizën vezë. Domethënë më pak qeliza vezë lirohen, ovulacioni është i çrregullt dhe rrjedhimisht edhe ditët pjellore janë më të pakta.
Problem është i trajtueshëm dhe kur tentohet për shtatzëni, nuk duhet të jenë të pranishëm mikrokistet por të ketë vetëm folikul të maturuar.
Për më shumë të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm:
http://www.bebaime.com/konceptimi/vezoret-policistik
Gjithë të mirat.


Pershendetje md keta desha me ta b nje pytje, jam tuj e provu qe 2 vite per nje shtazani mjeki kurr far problemi tjeter thet nu ki vetem policiste ne vezore une qe dy vjet qetu as nuk hiqen as nuk rriten vetem qashtu rrin kam perdor 6 muj klomifen kot , a asht e mujshme se qeto ciste sme lajn shtzan me met se ktu pom pengojn edhe per ovelim spo kam te pershendes.