Cista në vezore
Arjeta Berdica
(14 vite më parë)
Përshëndetje Arjeta
Formimi i kisteve në vezore, ka si shkak një ndryshim të nivelit të hormoneve në gjak. Bëj analizat e hormoneve si FSH, LH, Prolaktinën dhe të gjëndrës tiroide. Duke vlerësuar rezultatet e këtyre analizave, mjeku do të gjejë shkakun përse ndodh ky ndryshim dhe do të japë trajtimin e duhur.
Pasi të jetë stabilizuar gjëndja mund të kërkosh një shtatzëni.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje! Doktoreshe Mimoza duke ju falenderuar per ndihmen qe na jepni ,doja tju pyesja per nje problem qe kam:Une kam djalin 9 muajsh,para dy ditesh kisha dhimbje ne anen e djathte dhe bera nje eko dhe doktori me tha qe kam cist ne vezoren e djathte 2 cm me 2 cm,ciklin e kam te rregullt.Cfare duhet te bej ?A eshte problem per shtatzani tjeter?