Hepatiti b
Emel Enisa
(14 vite më parë)
Përshëndetje
Para se të lindësh, të rekomandoj që situatën t’ja referosh mjekut pediatër. Ai do të marë masat e nevojshme që bebi të vaksinohet. Sa për fëmijët që ke lindur të rekomandoj që t’ja bësh analizat specifike për hepatit. Nëse rezultojnë që janë me hepatitin B, atëherë kontakto mjekun infeksionist për të marë rekomandimet e nevojshme.
Gjithë të mirat.
Pershendetje!! Gjate shtatezanise se dyte mu kerkua te beja dhe analizat e hepatitit dhe rezultoi qe kisha hepatitin B. Nuk mu shpjeguar se cfare duhet te beja ne kete rast vetem se sa mu tha me pak fjale qe duhet te beja nje vaksine po mu tha keshtu kalimthi mbase une nuk e kam kuptuar mire dhe me sa lexova ke pergjigjet qe kishit kthyer ju vaksina ne te vertete duhet ti behet femijes pasi lind qe mos tja kaloj edhe atij, si funksionon se kete kalimin se kam shume te qarte. Gjithsesi une analizen e hepatitit e bera ne shtatezanine e dyte dhe vajzes se pare nuk i eshte bere asnje vaksine duke qene se nuk e dija po dhe te dytes ne nuk i kemi bere vaksine nuk e di nese ja bejne sa lind ne maternitet duke qene se kane kartelen time dhe e dine qe duhet bere apo vaksinen e kerkojme ne prinderit qe tja bejne. Gjithsesi frika ime me e madhe eshte se tani jam shtatezene me femijen e trete dhe nese duhet qe ti bej nje vaksine pasi lind ju lutem me shpjegoni pak si funksionon qe te pakten femijes se trete tja bej. Dhe nje pyetje te fundit vajzat duke qene se nuk e kane bere kete vaksine pas lindjes dmth qe edhe ato e kane Hepatitin B apo kane shanse qe mos ta kene marre??