A është dicka shqetësuese apo normale?
Kl&kl .
(14 vite më parë)
Përshëndetje Keti
Ushqyerja me qumësht gjiri, është shkak i mosardhjes së ciklit menstrual apo i çrregullimit të tij. Pas ndërprerjes së ushqyerjes me qumësht gjiri të fëmijës, pritet që cikli menstrual të filloj dhe duhet të jetë i rregullt. Nëse vonesa menstruale zgjat përmbi dy muaj nga ndërprerja e gjidhënies, bën mirë të kontaktosh një mjek obstetër-gjinekolog, për të vlerësuar gjendjen e shëndetit tënd riprodhues.
Pas lindjes, rekomandohet që gratë të përdorin metoda të planifikimit familjar për tu mbrojtur nga një shtatzëni e padëshiruar. Prandaj edhe ti, kontakto mjekun dhe bashkërisht me të, përcakto kontraceptivin më të përshtatshëm për ty.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje i nderuar dr.!pas lindjes kisha 2 muaj gjakederdhje isha ne vizite tek gjinekologu dhe ishte qdo gje ne rregull.tash pas 5 muaje kam patur vetem nje pike gjaku jam ne merak a eshte normale kjo qe me ka ndodh apo duhet te vizitoj gjinekologun.thekesoj se djalin e ushqej me gji.gjithe te mirat per ju!