A është dicka shqetësuese apo normale?
Kl&kl .
(14 vite më parë)
Përshëndetje Keti
Nëse djalin e ke ushqyer vetëm me gji në mënyrë rigoroze, ajo që tregon konsiderohet normale. Besoj se tashmë cikli menstrual është rikthyer dhe kjo do të thotë që duhet të kesh kujdes nga një shtatzëni e padëshiruar. Prandaj të rekomandoj që të përdorësh një nga metodat e planifikimit familjar.
Gjithë të mirat.
Pershendetje ei nderuar dr.! Pas lindjes kisha 2 muaj gjakederdhje, isha ne vizite tek gjinekologu dhe ishte cdo gje ne rregull. Tash pas 5 muaje kam patur vetem nje pike gjaku jam ne merak a eshte normale kjo qe me ka ndodh apo duhet te vizitoj gjinekologun. Theksoj se djalin e ushqej me gji. Gjithe te mirat per ju!