javë pas jave
Përshëndetje Lindita
Nuk më vjen mirë që e ke lënë veten pas dore, duke mos kontaktuar mjekun obstetër-gjinekolog që fill pas martese. Së pari duhet të dish se faktori kryesor i mbetjes shtatzënë, është cikli i rregullt menstrual. Kjo të detyron që kontaktin me mjekun ta bësh sa më shpejt të jetë e mundur për të gjetur shkakun e çrregullimit dhe marrë terapinë e nevojshme për të rregulluar ciklin menstrual. Së dyti Linda, duhet të dish se mosha që ke është në disfavorin e asaj që kërkon, por asnjëherë nuk duhet të humben shpresat. Me këtë dua të them se, në këto kushte kontakti me mjekun bëhet akoma më i domosdoshëm. Dhe nëse shtatzënia vjen, kujdesi mjeksor veçanërisht për ty duhet të jetë shumë i madh e akoma më veçanërisht duhet të jetë kujdesi për shëndetin e bebit gjatë gjithë ecurisë së shtatzënisë. Linda, së fundi. Asnjëherë mos përdor medikamente mjeksore pa rekomandimin e mjekut edhe sikur ato ti rekomandoj ti përdorësh një farmaciste.
Të uroj gjithë të mirat.


Pershndetje Dr. Mimoza, Jam Linda nga Prishtina jam 38 vjec. Dua te te pyes diqka qe me shqeteson : Kam rreth 4 vite martes dhe tani e 5 muaj çrregullim te menstruacioneve, nganjehere i vijne 3-4 dite para kohe,e muajin dhjetor me kan ardh dy her per nje muaj ,I kam pas me 15 dhjetor i kryva me 22 dhjetor e pastaj me erdhne me 28 por vetm kafta.e me 1 janar me erdhn shum normal si gjith.. por sot prap kam dhimje te gjoksave,dhe pytja e dy esht une qe 5 muaj kam perdor folan e kur i perfundova shkova ne barnatore me ble prap?farmacistja me kshilloj me perdor Pregnacare cos 400mg ose ket Forvita 04mg?. A mund t'me thuash se çfare mund te perdor te evituar kete problem, edhe a ndikon kjo ne mos-mbetjen shtatzen, ajo un deshiroj te mbetet shtatzen por nuk mudnet a mos eshte ky problemi qe s'mundet me mbet?Un asnjehere nuk ka perdor asgje per mbrojtjen nga shtatzenia e as per kunder dhimbjeve t'menstruacioneve.. Esht hera e par qe jam hy ne ket faqe sot u regjistrova..Pres nje pergjigje, dhe ju Falenderoj shume per gjithqka qe beni per ne!! Respekte per staffin tuaj ;) Gjithe te mirat!!