Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Data e saktë e lindjes

Doktoreshe, menstruacionet e fundit i kam pasur te çrregullta, me kane ardhur 2 here ne muaj, me 5 gusht dhe 20 gusht (kafe te erreta) por fekondimi (dita qe kam mbetur shtatzene) ka ndodhur me 5 shtator, kur eshte data e lindjes? Cilen date duhet te llogarise per lindje? Faleminderit!

Ina (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ina.

Nëse me datën 5 shtator 2010 ka ndodhur fekondimi, data e përafërt e lindjes do ishte data 7 qershor 2011. Ekzaminimi ekografik dhe vlerësimet e tjera gjinekologjike, japin moshën e shtatzënisë.

Nëse nuk gabon me datën e fekondimit, konsultohu me mjekun që i ke besuar ecurinë e shtatzënisë, për ditën e lindjes.

Uroj të lindësh normalisht një fëmijë të shëndetshëm.

Tina (15 vite më parë)
Pershendetje mjeke e nderuar. Desha te pyes si ti mbroje dhembet ne shtatzeni sepse kane filluar te me prishen. Tash jam muajin e 5. Qka me rekomandoni qe te perdore per te parandaluar prishjen e dhembeve?

/komuniteti