Dhimbjet e barkut dhe vaginës gjatë shtatzënisë
Besa
(15 vite më parë)
Përshëndetje Besa.
Së pari nuk duhet të shqetësohesh nga dhëmbjet që referon, edhe për shkak se sapo futesh në muajin e fundit të shtatzënisë. Shqetësime të tilla mund të quhen edhe si dhëmbje para përgaditore.
Meqënëse është shtatzënia e parë për ty dhe shkruan e shqetësuar, atëherë duhet të dish se të pret kënaqësia më e madhe për një grua, do të bëhesh nënë.
Uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.
Pèrshendetje, desha te pyes, jam ne javen e 36 dhe qe 2 dite kam ngapak dhimbje ne anen e majte tè barkut dhe vagines, a ka filluar dhimbja e lindjes apo thjeshte eshte si parapregatitje sepse jam shume e shqetsuar meqè eshte shtatzenia e pare dhe s`di se çka me pret. Ju kisha lutur pèr keshille. Me respekt.