Infeksioni i pranishëm ose jo?
Olta Bame
(14 vite më parë)
Përshëndetje Olta
Analiza e sekrecioneve tregon se duhet të trajtohesh me mjekim lokal me ovula antimykotike të kombinuara me metronidazol. Një nga ato është neo-penotrani. Në recetë mjeku do të përshkruaj emrin tregtar të preparatit si dhe mënyrën e përdorimit. Mos neglizho sepse infeksionet urinare dhe ato gjenitale, nëse nuk trajtohen ashtu si duhet, ka mundësi të prishin ecurinë e shtatzënisë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje e dashur dr. se shpejti behem nje mama e re me plot pergjegjsi dhe dicka me shqetson : jam ne javen e 28 te shtatzanise dhe fillimisht kur isha ne muajn e pare dr. qe me ndjek vuri re shenjat e nje cistiti (sigurisht duke shprehur une ankesat e mija te panumerta) dhe me keshilloj per mjekim gje qe une e kundershtova sepse kisha dhe kam frike per benin se mos e demtoj duke e shtyre mjekimin nga tremujorin i 1 . i 2 dhe ia tani ku jam tere dyshime se cfare te bej . Bera para nje jave analizen e urines qe me doli mire , gjithashtu dhe urokulturen mirpo sekreci. vag te ngarkura dmth : candida ++ , baktere mjaft , leukocite 5-6 ne fushe . Me jep nje keshille te lutem . Pune te mbare e dashur !