Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kruarje e gjirit

Pershendetje dr! Nuk e di a duhet tju drejtohem juve apo jo por doja te pyesja per kruarjen qe kam tek te dyja thithkat e gjirit sidomos rreth tyre, dhe lekura esht rjepur. Djalin e kam 8 muajsh dhe i jap gji, 6 muajt e pare i kam patur te cara, tani jo me, me ne fund! Te pershendes perzemersisht !

Rora L. (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Aurora

Dyshoj për praninë e mykut në lëkurë, dhe të rekomandoj të përdorësh për lyerje krem antimykotik. Lyerjen me kremin antimykotik, bëje pasi bebi të ketë pirë vaktin. Përpara se ta ushqet përsëri me gjumësht gjiri, laje dhe shplaje mirë gjirin me sapun pa erë/aromë.

Emrin e preparatit do ta përshkruaj mjeku në recetë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti