Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Njollat e lëkurës gjatë shtatzënisë

E nderuara gjinekologe, do te doja te rrefehem per nje shqetesim qe kam... Une jam ne muajin e gjashte te shtatzenise dhe neper disa pjese te fytyres sakte ne pjesen e siperme te hundes, ne pjesen e larte te faqeve nen sy, me jane shfaqur disa njolla te them te kafta, shenja qe nuk po arrij ti mbuloj me asgje... desha tju pyes çfare kremi mund te perdore per ti evituar sado pak dhe a do te me largohen krejtesisht pas lindjes... Faleminderit per mirekuptim dhe pres pergjigjen tuaj...

Edona (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Edona.

Njollat që të kanë dalë, janë hiperpigmentime të lëkurës, të cilat dalin tek shumica e grave shtatzënë. Në gjuhën mjeksore quhet facies gravidika (fytyra e shtatzënës). Mund të përdorësh kremra për kozmetikë, por ato nuk ti largojnë njollat. Pas lindjes ato largohen dhe fytyra do të kthehet në gjendjen e mëparshme.

Gjithë të mirat.

/komuniteti