Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Placenta poshtë

Dr pershendetje. Kam nje pytje qe jam ber merak, jam 31 javeshe shtatzene dhe mjekja ime me tha e ke placenten shume poshte dhe je hapur 1 cm me tha qe te rri shtrire dhe te mbaj nje brez ose shternguse. Ti cfaer me keshillon jam ne rrezik per lindje para kohe ai ndodh gje bebit .Me fal qe te shkruaj por eshte shtazania ime e par dhe po kam frike?

Guri Sefa (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Guri

Vendosja e placentës në segmentin më të ulët të mitrës, quhet placenta previa. Ajo mund të provokojë hemorragji të menjëherëshme, pa dhëmbje kryesisht në tremujorin e tretë të shtaztënisë. Meqë mjeku ka konstatuar që placenta është e vendosur poshtë, rregjimi i shtratit është i rekomanduar dhe mjeku është ai i cili përcakton mënyrën e lindjes në këtë rast. Prandaj duhet të jeni në mbikqyrje të vazhdueshme.

Të uroj shtatzëni të mbarë gjer në term.

/komuniteti