Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mitra e mbyllur

Pershendetje dr Keta ju falenderj shume per ndihmen qe beni, deshta te ju bej nje pyetje ju lutem sa do pak te me ndihmoni une qe 4 vite kam pasur nje abort spontan, aborti eshte kryer me thithje edhe qe atehere me skam mbetur shtatzene, para 2 vitesh kem bere fotografimin per kalimin e tubave edhe gjithqka ishte ne rregull per veq mitra me ka dalur e kapt ne mes edhe kam hyre ne operim e kam qelur operacioni eshte bere jashte Kosove mire por une kam qene te nje doktorreshe ne Ks edhe ajo me beri fotografimin e mitres aty ka bere nje nderhyrje sepse ajo tha qe mitra ka qene e mbyllur e kapur ju lutem me tregooni a ka mundesi qe te jete mitra e mbyllur sepse jam shume shume e shqetesuar, kam frike. Pres nje pergjegjje nga ju, ju faleminderit per mirekuptim.

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Laura

Për ndërhyrjen e parë kirurgjikale që ke bërë, je shumë e qartë në shpjegimin tënd.  Ndërsa për ndërhyrjen e bërë në Kosovë, nuk e kuptoj se çfarë ndërhyrje është kryer…që ka të bëjë me atë që shkruan se “mitra ka qënë e mbyllur e kapur”.

Katër vite pa shtatzëni kur atë e kërkon, janë shumë. Të rekomandoj që të kontaktosh një mjek tjetër obstetër-gjinekolog, dhe ti kërkosh të të bëjë atë që quhet këshillim parakonceptual.

Për të mësuar se çfarë është këshillimi parakonceptuar, lexo artikullin e linkut të poshtë shënuar:

http://www.bebaime.com/konceptimi/keshillimi-para-mbetjes-shtatezene  

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti