Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lëvizjet të tepërta apo normale?!

Pershendetje e nderuar. Tani jam 26 jave dhe mbreme vura re te kisha 3-4 kontraktime gati ne 1 ore e 30 min. Mora vazosuprina, nje tablete. Ne fakt u lodha pak mbasdite sepse pata deshire shume te beja vete nje byrek, dhe kur u ula per tu shplodhur i vura re kontraktimet gjishashtu bebi im qe zakonisht leviz ne 50 a 60 min diku ke 30-40 here gjuajtje mbreme per 50 min me gjuajti mbi 70 here, gjuajtje te forta si nga krahu i majte dhe i djathte. Keto vazhduan edhe pak me vone se 60 min. Dhe mbas nje ore e ca u qetesua. Dhe sot ne mengjes eshte me i qete. A perben ndonje problem ? Kontraktimet i pata [a dhimbje , per disa sekonda zgjaten dhe duket sikur te rendon dicka a te merr pak frymen... Me fal qe u zgjata, me shume respekt Marsida.

Marsida Ashiku (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Marsida, të lutem më ndiq me vëmendje.

Ndjekja aktive e lëvizjeve fetale përdoren në mënyrë të efekshme sidomos në javët e fundit të shtatzënisë, afërsisht në 10-12 javët e fundit të saj. Në rastet e shtatzënive me rezik të lartë, monitorimi i tyre bëhet me ekografi. Në shtatzënitë normale, numërimi i lëvizjeve fetale bëhet nga vetë nëna.

Në 10-të javët e fundit të shtatzënisë, lëvizjet fetale ulen në mënyrë progresive. Kjo do të thotë se numri i tyre vjen duke u ulur sa më afër kohës së lindjes afrohet shtatzënia.

· Në javën e 30-32 të shtatzënisë, çdo 12-të orë, lëvizjet fetale janë rreth 90.

· Numri i tyre vazhdon duke u ulur dhe arrin; në javën e 40-41 të shtatzënisë, çdo 12-të orë, rreth 40 lëvizje.

Pas javës së 30-të të shtatzënisë, nëse lëvizjet fetale janë më pas se 10 për çdo 12-të orë, tregon shenjë të vuajtjes fetale. Kjo shenjë do të thotë se shtatzëna në mënyrë të menjëheshme duhet të kontaktoj mjekun obstetër-gjinekolog. Ndërsa ulja e mëtejshme apo mungesa e plotë e lëvizjes fetale në të njëjtën periudhë prej 12-të orësh, është shenjë paralajmëruese e mundësisë për vdekje fetale. Urgjenca e kontaktimit të mjekut është absolutish e domosdoshme.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti