Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lëvizje të lehta në bark

Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 35 tani, dhe kam disa jave qe ne anen e majte te barkut ndjej disa levizje t'lehta, (qdo 2-3 seconda e ndjej nje levizje sikur akrepat e ores qe bejne "tik tik tik" dhe kjo zgjat rreth 5 ose edhe 10 minuta, ndoshta jo qdo dite, por mund te them qe ndodh qdo dite kjo, por nganjehere edhe 2-3 her ne dite ndodh kjo) eshte diqka per t'u shqetesu apo qfare eshte kjo nuk e kuptoj??! Te falenderoj shume Dr. Mimoza ;)

Roland Dior (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Linda

Nuk besoj për diçka shqetësuese. Ajo që ndjen, mund të jenë pulsacionet e ndonjë vaze të gjakut e cila komprimohet nga uterusi gravid në momente të caktuara. Sa herë ti ndjesh ato, ndro pozicion dhe merr qëndrim shtrirë anash majtas. Ky pozicion rekomandohet, pasi lehtëson shtatzënën dhe bebin për shkak të furnizimit më të mirë me gjak.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti