javë pas jave
Përshëndetje Vale
Periudha deri 45 ditë pas lindjes normale quhet periudha puerperale ose periudha e lehonisë. Gjatë kësaj periudhe çdo organ pëson ndryshime rikthyese që variojnë nga më të lehtat deri tek më të theksuarat. Puerperiumi është i rëndësishëm, pasi pacientja e merr veten nga aktiviteti i lindjes që e ka lodhur organizmin. Gjatë kësaj periudhe vazhdon ushqyerja me gji e fëmijës dhe me ndihmën e mjekut, mendohet dhe vendoset metoda e përshtatshme e kontracepsionit.
Cikli menstrual menaxhohet tek një grua që ushqen fëmijën me gji. Gjidhënia e plotë mbron deri në 98% nga shtatzënia e padëshëruar deri në 6-të muaj pas lindjes.
Nëqoftëse ju janë kthyer qoftë edhe një herë menstruacionet dhe nuk ju kanë ardhur më, atëherë mendohet se tek ju po ndodh ovulacion i herëshëm. Zgjedhja dhe përdorimi i kontracepsionit është normale, nëse jeni e sigurtë se nuk jeni aktualisht shtatzënë.
Për më shumë të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm:
http://www.bebaime.com/perinatologjia/lehonia-planifikimi-familjar-pas-lindjes-
Gjithë të mirat.


Pershendejte dr kam lind qe 6 jave dhe para nje jave me kane ardhur periodat femiun e ushqej vetem me gji eshte rrezik per shtatzani te menjehershme dhe cila eshte menyra ma e mire per mbrojtje? flm per kohen qe gjeni per ne.