Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtatzënia dhe dhembja në krah

Persh doktoresh une jam nje nene e re jam 10javeshe po kam nja dy dite kam pak dhimje ne krahun e majte poshte rreze kofshes edhe dhimje mesi,a jane normale keto dhimje apo duhet te shkoj ke mjeku une javes tjeter kam takim po jam ne merak nuk eshte se jam lodh apo sedi pse me vjen,edhe dicka tjeter desha te dija,cfare vitaminash duhet te perdor apo duhet te mi rekumandoj mjeku,sepse une jam ketu ne gjermani dhe duhet ti dhem vete qe cfare duhet te pi apo mi jep ai vet te falenderoj shume per pergjigjet qe na jep doktoresh te uroj shendet...

Alessia Alessia (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Tila

Gjatë fundit të shtatzënisë, shumë gra ankojnë për dhimbje në fund të barkut, në rrëzë të kofshëve. Këto ndodhin si rezultat i tërheqjes të ligamenteve lateral, që mbajnë mitrën. Ligamentet janë mjaft të tërhequr dhe mund të ndihen edhe me gishta.

Çfarë duhet bërë në rastet e pranisë së dhimbjeve në rrëzë të kofshëve?

• Duhen evituar lëvizjet e forta, si ngritja menjëherë nga pozicioni ulur ose shtrirë.

• Mos qëndrimi gjatë në këmbë dhe ndrimi i shpeshtë i pozicionit edhe gjatë qëndrimit ulur.

• Qëndrimi shtrirë në njërën anë, mund të ndihmohet me vendosjen e një jastëku nën bark, për të lehtësuar peshën e mitrës.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti