Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Depresioni mbas lindjes

Pershendetje nuk e di a gaboj qe ta drejtoj ty pyetjen por kam nje problem shume te madh kam depresion nuk dua asnje njeri as vajzen time kur qan me ngrihen nervat e rrahi me shpull nuk duroj hic nuk di nuk mund te flas me njeri me kte problem kam qene nje njeri shum i ndjeshem kam ndryshu shume nuk kam qef me shku te psikologu se mentaliteti kam frige mos thojne se jam e marre me ndihmoni ju lutem kam shume depresjon shume?

Amela Muhamed (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Fatjona

Dua të të uroj për lindjen e fëmijës tënd. Kjo është një nga gjërat më të bukura të jetës tënde dhe të familjes. Unë them, se kjo duhet të jetë arsyeja më e mirë për të qenë e lumtur.

Nuk më vjen mirë për çka tregon, ndonëse nuk je e vetme që kalon një situatë të tillë depresive pas lindjes. Shkaqet dhe arsyet, janë të shumta. Për të mësuar më shumë, e kryesisht mbi këshillat për të kaluar këtë situatë, të rekomandoj të lexosh artikullin e linkut:

http://www.bebaime.com/pas-lindjes/depresioni-post-natal

I uroj jetë të gjatë fëmijës tënd dhe ty jetë të lumtur në familje.

/komuniteti