Sekrecion ngjyrë kafe në javën 4-5 të shtatzanisë
Era 2013
(14 vite më parë)
Përshëndetje Era
Sekrecioni kafe mund të ketë ndodh për shkaqe të ndryshme. E rëndësishme është që ai nuk ka vazhduar dhe është i pa shoqëruar me dhimbje barku. Mundohu të qëndrosh sa më shumë shtrirë dhe largohu nga punët e rënda apo qëndrimet e gjata në këmbë. Nëse përsëritet gjakrrjedhja, një kontroll/konsultë me mjekun që të ndjek shtatzëninë është mirë ta zhvillosh.
Gjithë të mirat.
Pershendetje Dr. e nderuar.Jam 4-5 jave shtatzene.mjeku me ekografi dalloi vetem dhomen gestacionale dhe me la takim pas 2 javesh per te vertetuar e embrionit dhe rrahjet e zemres.Ajo qe me shqeteson eshte se dje ne darke pata pak sekrecion ne ngjyre kafe,ndersa sot ne mengjes isha e paster.A eshte dicka serioze dhe duhet te drejtohem mjekut, ne kete moshe te shtatzanise.Ju lutem me thoni doktoreshe se nuk di cfare te bej,takimin me mjekun sic e permenda me lart e kam pas 2 javesh. Ju faleminderit shume.