Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksion vaginal

Pershendetje doktoreshe... Jam nje vajz 22 vjeqe dhe kam nje problem me duket se kam infeksion. Nga vagina me del nje leng ngjyr e bardhe dhe mban ere shum te keqe, kjo me ndodh gati qdo dit... Ju lus te me ndihmoni se a behet fjale per ndonje infeksion vaginal apo qfare? dhe ju lus te me tregoni se nese eshte infeksion a kam gjasa te mbetem shtatezene nese infeksioni nuk kurohet? Ju falemnderit.

Bona D (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Bona

Me sa shpjegon, dyshimi është mbi një infeksion vaginal i cili duhet të trajtohet pa tjetër së pari; për të ruajtur dhe patur ti vetë një jetë të pastër dhe komode qoftë edhe seksuale dhe së dyti, duhet të trajtohesh dhe të kurohesh edhe sepse disa infeksione gjenitale janë shkak për infertilitet apo edhe për të prishur ecurinë normale të shtatzënisë.

Prandaj të rekomandoj të bësh analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale për të marrë diagnozën e saktë si dhe përcaktuar medikamentet më të efekshëm për tu trajtuar.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti