javë pas jave
Përshëndetje Ada
Mosha e shtatzënisë përcaktohet në dy mënyra kryesore; më e sakta është duke ditur ditën e parë të gjakrrjehdjes së fundit të ciklit menstrual dhe mënyra e dytë nga matjet ekografike. E parë është shumë më e saktë ndërsa e dyta varet edhe nga zhvillimi i fetusit pavarësisht korrektimit numerik që bëhet nga aparati ekograf.
Nëse datë 17 maj 2012 është dita e parë e gjakrrjedhjes së ciklit menstrual, shtatzënia është në javën e 35-së e tre-katër ditë. Pra edhe një herë, nëse e konsideron të saktë këtë mënyra llogaritje të moshës së shtatzënisë, serklazhi duhet të hiqet pasi shtatzënia të ketë kaluar javën e 37-të të saj. Me afërsi mund të them se serklazhi duhet të hiqet pas datë 30-31 janar.
Megjithatë, për të qënë më koherente me mjekun obstetër-gjinekolog i cili do të presë shtatzëninë, mund ti besosh atij moshën e shtatzënisë të përcaktuar me anë të ekzaminimit ekografik.
Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.


Pershendetje Dr Mimoza, Ne rradhe te pare te falenderoj per pergjigjet dhe ndihmen qe na jepni. Mujoret e fundit i kam pasur ne daten 17 maj, por ciklin e kam pasur te crregull shpesh here me vonoheshin nga 1 jave, dhe shpesh here me vinin edhe nga 2 here ne muaj. Doja te dija se kur e kam tamam terminin e lindjes pasi ne fillim mjekja me tha me daten 6 mars, me mbrapa me 24 shkurt dhe tani perseri me 6 mars.. Un kam bere edhe serklazhe, per ta hequr seten, ne spital me than qe duhet te shkoj 2 jave para terminit te lindjes, por tani jam konfuze se ne cilen date te paraqitem per te bere heqjen.. Shpresoj te kem qene e qarte.. Dhe nje here ju falenderoj perzemersisht...