javë pas jave
Përshëndetje Albulena
Pas javës së 37-të të shtatzënisë lindja konsiderohet normale, por kjo nuk do të thotë se shtatzënia të privohet nga e drejta për të shkuar deri në fund të javës së 40. Dhe ti këtë duhet të tentosh, që lindja të ndodhë sa më afër kësaj periudhe.
Unë do të rekomandoja që lëvizjet nuk ke arsye që ti bësh të vrullshme apo të lodhshme. Edhe kryerjen e marrdhënieve seksuale nuk do ta përkrahja, pasi kjo rekomandohet për shtatzënat që kanë ecuri normale të shtatzënisë dhe presupozohet që ndihmon në hapjen në periudhën e fundit të shtatzënisë.
I thashë sa më sipër se nëse do të ishe pacjentja ime, do të rekomandojë që lëre shtatzëninë të ecë vetë, por gjithnjë nën kujdesin e mjekut të cilit i ke besuar ecurinë e shtatzënisë.
Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.


Pershendetje te perzemerta doktoresh une jam ne javen e 37 dhe sot e kam hekur cerklaazhen mjkeja ime me tha se jam e qelur 2 gisht terminin per lindje e kam me 8 shkurte doja ta kuptoja nga ti se ame duhet ende mos me leviz shum apo duhet te eci sa me shum qe te kem nje lindje me te let,dhe se a eshte preferume me pas mardhenje seksuale tani ju faliminderit shum qe gjdo her na ndimoni me pergjigjejet e juaja.te deshriorj pune te mbare.