Rreth sterilitetit
Melisa .
(14 vite më parë)
Përshëndetje Melisa
Proçedura që ju është propozuar, ka të bëjë me marrjen e spermatozidëve të gjallë nga testikujt. Është proçedurë e thjeshtë, realizohet me anestezi lokale dhe pa pasoja apo efekte anësore. Nëse do të gjenden spermatozoidë vital, atëherë do të jetë e mundur fekondimi artificial pa patur nevojë për donator të tjerë. Të rekomandoj që pranoni (bashkëshorti) kryerjen e kasaj proçedure.
Ju uroj fat.
Pershendetje dr. Keta. Uroj te jeni mire! Shpresoj te gjeni kohe nga koha juaje e cmuar per te na qetesuar sadopak zemrat me pergjigjet e tuaja. Duam te dime analiza tese (testikulaire sperma extractie) mendimin tuaj rreth kesaj, a mund te kete pasoja dicka apo kete efekte ansore se kjo behej me intervenim kirurgjik. Nese do te gjinden spermatozoide, si do te jete procedura e vazhdueshme per shtatzani, pasi qe mua me kane dale analizat me vlera normale, sipas mjekut. Ndersa tek burri, fsh eshte 12.1. Nuk ka pas semundje virusale, as probleme gjenetike sipas analizave...Ju faleminderit paraprakisht!