Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Nuk duhet konsumuar pije/lëngje me gaz

Te lutem ne shkrimet e juaja pashe qe nuk duhet te konsumohet uji me gaz me njofto perse sepse edhe pse jam ne javen e 24 une konsumoj rregullisht ujin me gaz pas ushqimit sepse kam probleme me lukth edhe pasi te pij me qetson?

Merita Morina (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Merita

Uji mineral gjatë shtatzënisë nuk bën keq, përkundrazi ai është i dobishëm për tretjen e ushqimeve që janë konsumuar. Pa përmëndur të mirat e përgjithshme, uji mineral ka rëndësi edhe për mirëqënien e dhëmbëve vaçanërisht tek gratë shtatzëna. Nëse uji mineral të shijon dhe të qetëson, atëherë nuk ka arsye përse mos të përdoret në shtatzëni. Administrimi i sasinë së konsumueshme, është i rëndësishëm.

Gjithë të mirat.

/komuniteti