Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vonesa e ciklit

Pershendetje Dr. Mimoza. Jam nje vajze 29 vjeqare dhe deshta nje pergjigje nga ju, ju lutem. Ciklin menstrual e kam pasur me daten 06.12.12, ndersa kete muaj ende nuk me jane lajmeruar, vetem se me daten 06.01.13 kam verejtur pak gjakderdhje qe spo e kuptoj a eshte pjese e ciklit, dhe me eshte ndaluar po ate dite gjakderdhja. Dje bera nje test dhe me doli negativ spo di se sa te bazohem ne kete rrezultat. Crregullime te ciklit menstrual i kam shume te rralla dhe ate me shume se dy ose tre dite hiq me shume .Kerkoj nga ju nje sygjerim apo mendim. Faleminderit shume per mirekuptim, me respekt Tina.

Albina Albina (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Albina

Nëse testi i shtatzënisë ka rezultuar negativ, drejtohu te mjeku obstetër-gjinekolog për të bërë një ekzaminim ekofrafik për të vlerësuar gjendjen e kavitetit uterin dhe të vezoreve. Mjeku, duke u bazuar në rezultatet, do të japë rekomandimet e duhura dhe trajtimin që ke nevojë.

Gjithë të mirat.

Albina Albina (14 vite më parë)
Faleminderit shume e nderuar doktoresh per pergjigje! Ju uroj pune te mbare dhe te palodhshme.

/komuniteti