Koha e lindjes
Bardha
(15 vite më parë)
Përshëndetje Bardha.
Sot me datë 11 qershor 2011, shtatzënia ndodhet në javën 36-të plus 4 ditë. Pra, lindja po afron. E kam thënë edhe herë të tjera se në obstetrikë, lindja pas javës së 37-të, konsiderohet si lindje normale.
Uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.
Pershendetje doktoreshe e nderuar. Une kam pasur menstruacionet e fundit me date 27 shtator 2010, sipas gjinekologut qe percjelle shtatezanine time, sot kam hyre ne javen e 36-te. Me intereson te di qe tash e tutje a mund te ndodh lindja ne qdo moment,a mund te filloj te mendoj se lindja e bebit eshte afruar? Ju pershendes dhe ju pergezoj per punen qe beni.