Kist i Bartolinit
Larissa H
(14 vite më parë)
Përshëndetje Larissa
Nëse do ishe pacienja ime, unë do të të rekomandoja që kistin e formuar në gjendrën e Bartolonitit ta trajtoje qoftë edhe me ndërhyrje kirurgjikale. Por duhet të dish që edhe po të lindësh me rrugë natyrale, nëse kisti është me likid të pastër nuk përbën problem për bebin.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje Doc. Jam ne javen e 36 te shtatzanise.Para 2 vjetesh gjenekologja me konstatoi nje gjender apo kist ne fiilim te vagines. E kam te fryre sa nje kokerr lajthi por nuk me jep shqetesime dhe dhimbje dhe per rjjedhoje mjekja nuk me sygjeroi nderhyrje apo kurim. Tani jam ne merak nese mund te bej lindje natyrale apo jo? Nese bej lindje natyrale mund te transmetoje ndonje infeksion tek bebi? Dua te shtoj qe te gjitha analizat kane rezultuar negative kundrejt cdo smeundje. Ju falenderoj!