Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikli menstrual dhe niveli hormonal

Pershendetje dr Moza! une kam cikel menstrual i cili eshte cdo 28 dite ka raste ndonjehere qe mund te jete edhe 29, ciklin gjithmone e kam patur te rregullt aq sa mund ta perllogaritesh edhe me ore, doja te dija se nqs cikli eshte kaq i rregullt a ka vend per te dyshuar per crregullim hormonal pasi me sa kam lexuar nqs nje femer ka probleme me ciklin ajo duhet ti nenshtrohet nje sere analizash hormonale, meqenese un kam nje cikel te rregullt a mund te themi qe nuk eshte e nevojshme qe ti nenshtrohem analizave hormonale? te falenderoj paraprakisht dhe per punen e palodhur tuajen.

Orjeta Eta (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ori

Ajo që ke kuptuar është e vërtetë. Një cikël i rregullt menstrual, është tregues se nivelet hormonale të organizmit funksionojnë më së miri. Prandaj nuk ka vënd për të dyshuar për çrregullime hormonale.

Gjithë të mirat.

/komuniteti