Gjëndërr në vaginë
Besa
(15 vite më parë)
Përshëndetje Besa.
Mendoj se bëhet fjalë për bartolinit, që është infeksion i gjendrës së Bartolit. Infeksioni që mund të jetë i pranishëm, bllokon tubat shkarkues të kësaj gjendre, kështu që sekrecioni i saj nuk del dot jashtë për të lubrifikuar vaginën por bllokohet duke u infektuar. Të rekomandoj që detyrimisht të bësh kontroll tek një mjek gjinekolog, i cili sipas shkallës së infeksionit do të japë trajtim me antibiotikë ose do të ndihmojë në mënyrë mekanike për shërimin e gjendrës.
Të uroj shërim të shpejtë.
Pershendetje znj. Mimoza, problemi im eshte se ne anen e majte te vagines me ka dale nje gjenderr dhe po me shqeteson shume, kam dhimbje dhe po me zmadhohet cfare kam a duhet te bej a duhet te shqetesohem, ju lutem me ktheni pergjigje, faleminderit per mirekuptimin.