Data e sakte e lindjes!
Marsida Ashiku
(14 vite më parë)
Përshëndetje Marsida
Edhe unë llogaris që data e përfërt e lindjes do të jetë data 25-26 maj 2013. Megjithatë Marsida, kjo nuk është e rëndësishme, pasi rëndësi thelbësore ka që ecuria e shtatznisë që është normale. Lindjet mund të ndodhin edhe përpara 280-të ditëve apo 40-të javëve, por konsiderohen si lindje normale të gjitha lindjet që ndodhin pas javës së 37-të të shtatzëniësë. Ndaj nuk ke arsye për tu shqetësuar. Lindjet normale ndodhin vetëvetiu, atëherë kur organizmi/mitra merr komandë nga hormonet, për të lindur bebin.
Të uroj shtatzëni normale deri në term.
Pershendetje e nderuar doktoreshe Moza, shpresoj te jeni sa me mire. heren e fundit qe pata viziten , ekografike, mjeku me tha se zhvillimi i bebes eshte shume mire dhe data e lindjes ku ai bazohet eshte data 21/04/2013. Une ciklin e fundit e kam pasur ne 20/07/2012 dhe sipas kalkulatorit te Beba ime, mua me del 26/04/2012, dmth, leviz me nje jave para doktori im, ju cfare mendimi me jepni ? Ju uroj gjithe te mirat , me respekt Marsida.