Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kam 15 muaj qe sme ka ardhur cikli pas lindjes se vajzes!

Kam vajzen 15 muajshe dhe cikli nuk me ka ardhur akoma....theksoj qe vajzen e kam akoma ne gjoks...por shqetesohem per veten,..pse kjo vonese...Ne datat qe kam pasur ciklin ndjej pak shqetesime dhe si gjendje ankthi...Eshte e nevojshme te bej ndonje eko.

marsi marsi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marsi

Edhe mundet që vonesa menstruale të jetë pasojë e mbajtjes në gji të fëmijës kaq gjatë pas lindjes. Të rekomandoj ta largosh fëmijën nga gjiri, pasi ai ka nevojë të ushqehet edhe me ushqimet natyrore e për më tepër duhet të kishte filluar në këtë moshë që ndodhet.

Nëse edhe pas largimit të fëmijës nga gjiri, menstruacionet nuk të rikthehen, duhet të kontaktosh një mjek obstetër-gjinekolog për të vlerësuar këtë vonesë më anë të analizave dhe ekzaminimeve. Mbështetur në rezultatin e tyre, mjeku do të të rekomandoj trajtimin e nevojshëm.

Gjithë të mirat.

/komuniteti