Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cista gjatë shtatzënisë

Pershendetje! Jam shtatzane ne javen e 12, kam nje ciste ne vezoren e majte me madhesi 9.3 me 10 cm. A eshte e rrezikshme per beben, qe mos te zhvillohet beba normal? Kisha pas deshire te marre disa keshilla nga ju... Ju faleminderit!

Maki (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Maki.

E mira është që kisti të ishte hequr përpara fillimit të shtatzënisë. Prandaj gjithnjë këshillohet që çiftet përpara se të fillojnë një shtatzëni, duhet të vizitohen kontrollohen dhe ekzaminohen tek mjeku. Nëse do kishe vepruar kështu, nuk do ndodheshe sot në këtë situatë jo të këndshme.

Për rastin konkret, mendoj që kisti vezorial me këto përmasa duhet hequr me rrugë kirurgjikale për t’ju shmagur ndonjë traume të mëvonshme. Nëse shtatzënia do vazhdojë, duhet të ndiqet nën mbikqyrjen e vazhdueshme të mjekut.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti