Ovula (neo-penotran)
Vlora Berisha
(14 vite më parë)
Përshëndetje
Ushqyerja me qumësht gjiri, është faktor kryesor i mos ardhjes së ciklit menstrual. Në këtë kuptim, ushqyerja me qumësht gjiri sjell çrregullime menstruale. Por duhet të dish se nënat që ushqejnë fëmijët me qumësht gjiri mund të mos kenë cikël menstrual edhe deri në një vit. Nëse kisti ka qënë i pranishëm, tregon për çrregullime menstruale dhe ndodh që vetëvetiu të zhduket.
Me rrallimin apo me ndërprerjen e ushqimit me qumësht gjiri, menstuacionet do të rikthehen si më parë.
Dhimbja në fund të barkut mund të vijë edhe si shkak i sekrecioneve vaginale. Trajtimi i tyre është i rëndësishëm, dhe të rekomandoj të përdorësh ovula polygynax.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe Moza,une para ca ditesh ju bera nje pyetje rrett voneses se periodave ju me keshilluat te bej nje eko dhe pasi ta kem bere te kontaktoj per te treguar si me dolen, un provova ne tel ato dy nimrat qe ke dhen ketu poro nuk lidhem dot edhe ne portal te bera pyetje por nuk mora pergjigie,tashi un ekon bera dhe me rezulton qe vezoret i kam ne regull dhe gjithqka eshte ok thot duket sikur ke pasur nje kiste por qe ka plasur,ajo me tha se shkaku qe nuk me vie cikli eshte qe kam bebin ne gji,por n prap nuk jam e qete se cuni tashi po behet 6 muaj,ngajhere kam dhimbje barku tamam sikur do me vie cikli,per sekrecion me dha mjekim neo penotran,por ne udhezim aty shkruan qe nenat qe kan bebet ne qumesht gjiri nuk duhet a marin,tashi nuk di ti mar apo jo,qfare me keshilloni ju eshte ne regull a mund te kem ndonje problem qe nuk me jan lajmeru periodat apo duhet te mar ndonji mjekim qe te me vien apo si te ja bej,gjithe te mirat faleminderit qe na vini ne ndihme.